Christina Aguilera ka folur hapur për betejën e saj me kilogramët e tepërt dhe për presionet që udhëheqësit e biznesit të muzikës po bëjnë tek ajo për të humbur peshë.

“Gjatë promovimit të vitit 2002 unë jam lodhur nga ajo që të jem vajzë e dobët, bionde,” filloi rrëfimin e saj, Aguilera.

Ajo zbuloi se producentët e muzikës e kanë ftuar në një takim urgjent kur për herë të parë fitoi peshë dhe vendosi pirsing.

“Ata më thanë se kjo do të ndikojë në shumë njerëz nëse trashem – në producentët, drejtorët e muzikës. Ata pohonin se edhe njerëzit të cilët shkojnë me mua në turne do të humbasin shumë për shkak të peshës time, sepse biletat e koncerteve të mia nuk do të shiten. Isha e re, kështu që unë humba shumë shpejt peshë dhe u bëra e dobët si një kruese dhëmbësh, kur unë u ktheva në “Back to Basics” turnetë dhe promovimet,” thotë Aguilera.

Tani ajo është më e pjekur dhe më e mençur, dhe është e gatshme për t’u përballur me kërkesat e ashpra të biznesit.

“Punoni me një vajzë të trashë. Përballuni me atë dhe kapërcejeni. Herë pas here ata kanë nevojë që t’ua përkujtoj se nuk u përkas atyre. Ky është trupi im. Trupi im nuk mund të kërcënojë askënd, sepse nuk fiton më të holla. Thjesht, nuk plasohet më në të njëjtën mënyrë,” ka përfunduar këngëtarja.

Pas shitjes së keqe të albumit “Bionic” nga viti 2010, Aguilera është duke shpresuar që me materialin e ri, “Lotus”, i cili do të jetë në dispozicion më 13 nëntor, të ketë një sukses të madh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here