Agron Mustafa, me hamburger rrugëve të PrishtinësDrejtori i Vala-s, Agron Mustafa, duket se nuk e ka harruar zakonin studentorë për të hëngër hamburgera në rrugë, në mungesë të kohës.

Fotografi i Gazetës Tribuna arriti të shkrepë disa fotografi gjatë natës së mbrëmshme afër gjimnazit të Prishtinës, “Sami Frashëri”, ndërsa drejtori i Vala-s, po shkonte në drejtim të qytetit duke konsumuar me pasion hamburgerin e tij.

Ai i ka konfirmuar për Gazetën Tribuna pasionin e tij për hamburgerë. ”Unë vazhdojë të bëjë jetën që kam bërë edhe pa qenë drejtorë. Nuk paraqet rëndësi fakti që tani jam drejtor i Vala-s që unë të ndryshojë , veçmas mënyrën e ushqimit. Është çështje e shijes dhe jo e çmimit”, tha Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa, duke shtuar se moto e jetës së tij është “Je vetvetja”. /Gazeta Tribuna/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here