Aktori i njohur, Agron Llakaj, ka vendosur të shkruajë një libër autobiografik. Këtë e ka bërë të ditur gjatë një interviste për një revistë, ku Agroni ka qenë në cover duke rrëfyer disa gjëra të reja nga jeta e tij, mes të tjerave edhe dëshirën për të botuar një libër personal.

Po çfarë do të përmbajë libri autobiografik!? Ne jemi munduar të mbledhim disa informacione nga jeta dhe karriera e Llakajt ndër vite.

Agron Llakaj ka lindur në qytetin Memaliaj të rrethit të Tepelenës, më 24 prill 1960. Studimet e Larta në Akademinë e Arteve i kreu në vitet 1987-1991. Aktivizimet e tij kanë qënë intensive si i ftuar special në programet e “12 në Hollivud”, “12 vallëzime pa një të shtune” dhe “12 jave rreth fatit”.

Në transmetimet e spektakleve televizive më të shikuara si ajo e “Telebingo”, Llakaj ka qënë prezent prej viteve 1996 -2002. Ai ka bashkërealizuar filmin “Titaniku” me TV Klan në vitin 1998 dhe aktualisht është prezantues, moderator dhe aktor i spektakleve.

Ai është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar dhe nivel të lartë interpretativ në krijimin e shumë personazheve artistike të realitetit shqiptar, të krijuara falë talentit dhe mjeshtërisë së spikatur të këtij autori. Tani e tutje, Agron Llakaj është ikona e show-kuizit të famshëm “Kush do të bëhet milioner”.

Llakaj për këtë show-kuiz ka thënë: ‘’Jam shumë i sigurt se nga “Kush do të bëhet milioner” do ta bëj në “Kush do të bëhet miliarder”! Të mos harrojmë, se ky show-kuiz është realisht i vetmi që shikohet në atë që ne e quajmë “Shqipëria natyrale”, nëpërmjet bashkëpunimit të tri televizioneve në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here