Prezantuesi i njohur dhe aktori Agron Llakaj është pushuar nga puna si drejtues i Portokallisë edhe para përfundimit të kontratës. Shkak për këtë u bë shfaqja e tij në “Këngën Magjike”, ku ai u bë pjesë e një loje me Ardit Gjebrenë.

Largimi i tij nga spektakli Portokalli ishte bërë i ditur që më parë, kur aktori pati pranuar kontratën me TV Klan për drejtimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”.

Thashethemet se ai u pushua nga puna u përhapën menjëherë, ndërsa Portokallia nuk ka ende një prezantues tjetër. Këtë të diel emisionin me humor do ta prezantojë vetëm ish-partnerja e tij Amarada-Ami, njofton Bluetooth.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here