Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet të mbyllë këto ditë kontratën me televizionin “Klan” ku prej thuajse një viti e gjysmë shfaqet në showquiz-in “Kush do të bëhet milioner”.

Ndonëse roli i tij si prezantues është përqafuar nga të gjithë fansat, Agroni duket se ka vendosur të ndryshojë, ndoshta për të shkuar më pranë zhanrit të tij, humorit.

Sipas mediave shqiptare ai është në prag të nënshkrimit të një kontrate me “Vizion Plus”, ndonëse për formatin e ri nuk janë bërë të ditur ende detaje.

Lëvizjet e Agron Llakajt janë gjithmonë shumë të komentuara në media, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e largimit nga “Top Channel” dhe shfaqja e popullarizuar ”Portokalli”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here