Në vazhdën e depërtimit të kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare, një filmi shqiptar do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi me titull “Agon” i regjisorit Robert Budina do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago, në garën zyrtare të regjisorëve të rinj, që zhvillohet nga 11-25 tetor.

Sipas mediave shqiptare, ky film do të konkurrojë për “Hygon e artë”, së bashku me një përzgjdhje prej 14 filmash të tjerë nga e gjithë bota.
“Agon” u xhirua në Selanik të Greqisë me një përzgjedhje aktorësh grekë dhe shqiptarë dhe me një trupë të përzier teknike shqiptaro-greko-rumune. Protagonisë në film janë Marvin Tafaj, Guljem Kotori, Xhevdet Jashari nga Maqedonia, Eglantina Cenomeri, Laert Vasili, Antonis Kafetzopulos dhe Isabella Kogevina nga Greqia, Nikolla Llambro, Hajrie Rondo dhe Ergys Çekrezi.

Pjesëmarrja e filmit “Agon” në Festivalin e Çikagos është e para për një film shqiptar në garën zyrtare të këtij festivali, që do të mundësojë kështu paraqitjen e kinemasë shqiptare përballë industrisë së filmit në Amerikë. Festivali i Filmit në Çikago do të zhvillohet në datat 11-25 tetor. Ai është festivali më i vjetër në Amerikën e Veriut, një ndër më prestigjiozët dhe filmat që marrin pjesë në seksionet zyrtare të tij janë të konsideruar nga Akademia Amerikane e Filmit si potencial në garën për Oskar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here