Agnesa Vuthaj përfaqëson Shqipërinë në “Fashion For Europe”Ish-miss Kosova dhe tashmë një biznesmene e suksesshme, Agnesa Vuthaj, do të marrë pjesë në ngjarjen “Fashion For Europe” që organizohet këtë vit në Vienë të Austrisë.

Fashion For Europe është një organizim prestigjioz i modës i cili mbahet si para-prezantim në kuadër të Eurovisionit që këtë vit mbahet në Austri, transmeton Telegrafi.

E pikërisht në Vienë të Austrisë vendet pjesëmarrëse të Eurovisionit do të prezantojnë me anë të modës kulturën dhe kreacionet e këtyre vendeve.
agnesa

Dhe, në mesin e shumë disenjatorëve të dëshmuar evropianë është edhe brendi i njohur tashmë, “Agnesa Vuthaj”.
Fashion For Europe mbahet më 18 maj të këtij viti në Vienë.

Kujtojmë që Agnesa Vuthaj është shqiptarja e parë që dizajnon dhe prodhon këpucë dhe çanta me emrin e saj. Për të mësuar më shumë rreth brendit “Agnesa Vuthaj” dhe produkteve të saj që tashmë po shpërndahen në gjithë botën përmes shitjeve online, vizitoni www.agnesavuthaj.com/Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here