Agnesa Vuthaj është mjaft optimiste dhe e suksesshme në çdo hap të saj. Ajo tani na bën të ditur se është duke punuar për një projekt të ri televiziv, i cili së shpejti do të shfaqet tek ne.

Përgatitjet për këtë projekt thotë se kanë filluar, mirëpo ende nuk ndjehet e gatshme të publikojë më shumë në opinion. Ajo dëshiron që çdo gjë deri në përfundim të punës dhe lansimit në TV të jetë befasi.

“Jam duke përgatitur një projekt televiziv, për të cilin nuk jam e gatshme të flas tani, vetëm ju bëj me dije se nuk do të jem moderatore. Uroj që projekti të përgatitet sa më mirë dhe të ketë sukses në të ardhmen”, shprehet ajo për “Zërin”.

Sipas Agnesës, ky projekt do të jetë afatgjatë pasi që në të është duke u punuar që prej një viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here