Agnesa Vuthaj“Po, kam të dashur”, është shprehur Miss Kosova 2003 në një emision në RTV21.”

Edhe pse pushimet i ka bërë vetëm me një shoqe të saj në Turqi, kjo nuk do të thotë se ajo s’ka pasur zgjedhje të tjera për të kaluar çaste më të këndshme në krahët e ndonjë mashkulli.

Por, natyrisht, jo kushdo do ta ketë pasur këtë fat. Ai do të kishte qenë vetëm një. E ky një do të kishte qenë i dashuri i saj. Po, po i dashuri i saj. Sepse më në fund, pas një kohe të gjatë të deklarimit të saj se është e lirë, ajo ka thënë se tashmë është e zënë.

“Po, kam të dashur”, është shprehur Miss Kosova 2003 në një emision në RTV21, për të habitur edhe vetë prezantuesin, pasi ai sikur edhe publiku është mësuar të dëgjojë nga ajo vetëm ‘jo’, sa herë është pyetur nëse ka të dashur qyshkur ajo është fytyrë publike.

Buzagaz Agnesa është shprehur se tashmë është në lidhje dashurie, edhe pse s’ka treguar më shumë se kaq se kush është ai, nga vjen, apo ndonjë tjetër detaj. Ndërkaq, sa i përket botës së spektaklit, Agnesa është duke i bërë përgatitjet për Miss Kosova 2009 që do të mbahet në Prishtinë. Konkursi ende s’është hapur, por së shpejti do të hapet. Do të pranohen 25 vajza nën moshën 18 vjeçe dhe të drejtë konkurrimi kanë të gjitha vajzat shqiptare që jetojnë edhe në diasporë.

Ajo është organizatore zyrtare e spektaklit të bukurisë në Kosovë, ndërkaq krahas organizohet edhe spektakle të tjera. “Dihet se në Kosovë organizohen edhe të tjera spektakle të bukurisë, mirëpo ato mise njihen vetëm brenda atij qyteti, ndërkaq misi që zgjedhim ne merr pjesë edhe në spektaklet më të rëndësishme të bukurisë dhe modelimit në botë”, është shprehur ajo, duke përmendur suksesin më të madh të përfaqësimit të një misi të dalë nga ky spektakël, ai i Elza Markut, e cila është nditur e shtata në Top Models of the World. /Violetë Pllana

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here