Agnesa Vuthaj Association” ka filluar punën për të gje tur vajzën e duhur që do të shfaqë bukurinë kosovare në një nga spektaklet më të rëndësishme të bukurisë në botë.

Tashmë është hapur konkursi publik për përzgjedhjen e përfaqësueses së Kosovës në “Miss Earth 2012″ që do të mbahet gjatë muajit nëntor në Manila, Filipine.

Interesimi i vajzave nga Kosova për këtë ngjarje, duket të jetë i madh. “Vetëm një orë pas publikimit të konkursit kemi marrë rreth 25 aplikime”, – ka bërë të ditur organizatorja, Agnesa Vuthaj, për “Indeksonline”.

“Përparësi do të kenë vajzat që kanë eksperiencë në spektakle të bukurisë, që flasin anglisht dhe kanë njohuri për historinë, kulturën e Kosovës dhe ruajtjen e ambientit, pasi ‘Miss Earth’ është një spektakël që përveç përzgjedhjes së bukurisë, zhvillon edhe projekte për ruajtjen dhe kujdesin e ambientit që na rrethon”, – ka thënë Vuthaj, duke shtuar se përveç pjesëmarrjes në këtë spektakël, fituesja do të ketë edhe udhëtime nëpër vende të tjera aziatike.

Gjatë vitit 2012, Agnesa ka kaluar disa muaj të qetë, por kjo pritet të ndryshojë në muajt e ardhshëm. “Ky vit si për mua personalisht, po ashtu edhe për “A.V.Associaton” ka qenë më i qetë. Por do të ketë edhe disa aktivitete në fund të këtij viti, ndërsa jam në përgatitje të disa projekteve të reja për 2013″, – ka thënë bukuroshja, e cila duket se tanimë ka zënë rolin e një producenteje, pasi e njeh mirë këtë fushë duke qenë se edhe ajo vetë ka përfaqë- suar Kosovën në konkurse të ndryshme bukurie pasi ka qenë një “Miss”.

Agnesa, e cila është kurorëzuar “Miss Kosova 2003″ dhe “Miss Shqipëria 2004″, është themeluese e kompanisë “Agnesa Vuthaj Association”, përmes të cilës ka për qëllim që përvojën e vet personale të nivelit vendor dhe ndërkombëtar të vazhdojë ta plasojë për shoqërinë kosovare. Në vitin 2008, për herë të parë, “Agnesa Vuthaj Association” mundësoi që Kosova të prezantohet në “Miss Earth”, në mesin e 96 shteteve tjera të botës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here