Bukuroshja Agnesa Vuthaj preferon më shumë të përgatisë ushqim në shtëpi sesa të hajë jashtë. Kjo e klasifikon atë në një vajzë të mirë shtëpiake.

Duket si një bukuroshe mendjemadhe, por nuk është e tillë. Sepse Agnesa Vuthajt zakonisht nuk ia ka ëndja të dalë dhe të hajë nëpër qytet sikurse bëjnë disa VIP nëpër Kosovë, por ajo preferon më shumë që të përgatitë në shtëpi.

“Më shumë preferoj të ha në shtëpi, sepse ushqimi që e përgatis në shtëpi është më i shëndetshëm dhe më pak kalorik”, thotë ajo.

Megjithatë, duke pasur parasysh pozitën e saj, thotë se shpesh ka ndodhur që të hajë edhe jashtë, por edhe kur ha, ha në vende të caktuara.

“Ndodh të ha edhe jashtë, por vetëm në vende të caktuara që janë të dëshmuara për ushqim të freskët”.

Kur është puna të ushqimi, Agnesa thotë se shumicën e herëve preferon të hajë ushqime të natyrës dhe deri diku është një vegjetariane.

“Perimet, në çdo mënyrë të përgatitjes si dhe frutat, janë ushqimi i im i preferuar”, thotë ajo.

Por, jo gjithherë ajo mund t’i konsumojë këto gjëra, pasi që thotë se ushqimet që ajo më së shumti i konsumon janë sallatat, supa dhe orizi.

Sa i përket dietës, Agnesa thotë se nuk mban ndonjë dietë të caktuar.

“Zakonisht konsumoj ushqim të shëndetshëm dhe i llogarit, pasi që kjo është mënyrë më e mirë për të mos shtuar shumë peshë”.

Receta e Agnesës: Domate me oriz

“Përbërësit për 4 persona: 4 domate mesatare; 250gr oriz kokërrgjatë (oriz për rizoto); 2 thelba hudhër; 5 lugë vaj ulliri; disa gjethe borzilok; 1 tufe majdanoz; pak rigon; disa gjethe mente të freskët; kripë; piper.

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: lajmë domatet, i presim pjesën e poshtme të cilën do ta ruajmë për t’ia vënë si kapelë, i heqim tulin e brendshëm, i kriposim dhe i vëmë përmbys mbi një pjatë, në të cilën kemi shtruar letër kuzhine derisa të kullojë i gjithë lëngu i brendshëm.

E vendosim orizin në një enë, e rregullojmë me vaj ulliri dhe e përziejmë; shtojmë majdanozin e grirë, borzilokun, mentën dhe hudhrën e larë dhe të prerë hollë, pak rigon dhe piper dhe i bashkojmë të gjitha bashkë.

Mbushim me përbërjen e përfituar domatet dhe i hedhim pak vaj ulliri sipër. I mbulojmë me kapelën e tyre të cilën e kemi prerë në fillim dhe e kemi lënë mënjanë.

I vendosim domatet në një tavë të lyer me pak vaj dhe i fusim në furrë në nxehtësi të moderuar për rreth 15 minuta. I shërbejmë të ftohta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here