Dita e diel për bukuroshen Agnesa Vuthaj është ditë pushimi, ç’lodhje dhe relaksimi. Këtë ditë ajo mundohet të ia kushton krejtësisht vetes.

Të dielave vajza që bartë me vete një serë kurorash bukurie, viziton familjarët e saj në Istog, të afërmit apo del për të shëtitur me shoqëri.Në këtë të diel Agnesa shprehet se do të shkoj në vendlindjen e saj në Istog për ta shfrytëzuar të drejtën e votës së saj për zgjedhjet komunale.

-Çfarë ditë është e diela për ty?

-Ditë pushimi, ç’lodhje, relaksimi. Por kur të jam e angazhuar në ndonjë projekt ndodh edhe të punoj.

-Në sa ora zgjohesh gjatë të dielave?

-Të dielave zakonisht zgjohem më vonë sesa ditëve tjera të javës. Zakonisht rreth orës 10.00.

-Çfarë e bën të veçantë këtë ditë për ty?

-Këtë ditë ia kushtojë vetes, varësisht se
çfarë më pëlqen të bëj.

-Si e kalon ditën e diel?

-E diela është një ditë relaksuese. Më shumë e kaloj në shtëpi, tek familja ime, vizitoj të afërmit, shëtis në natyrë, por ndodh ndonjëherë që të dal me shoqëri.

-Gjatë të dielave, a dallon shoqëria prej ditëve të tjera?

-Nuk dallon, sepse kohën e lirë e kalojë me shoqërinë e njëjtë, pa marrë parasysh nëse është e diel apo ditë tjetër e javës.

-Duke qenë së është ditë pushimi, si të pëlqen të vishesh?

-Vishem me ndonjë veshje sa më të rehatshme. Natyrisht që ia përshtat edhe vendit ku shkoj apo me çka merrem atë ditë.

-Kur të jeni e lirë, a përgatisni ndonjë specialitet në kuzhinë?

-Po, gatuaj më shumë pasion kur kam kohë të lirë. Preferoj të provoj secilën herë përgatitjen e recetave të reja.

-Si e keni planifikuar këtë të diel?

-Këtë të diel do të kthehem nga një udhëtim pune nga Gjermani, ndërsa ditën do e kaloj me familjen time në Istog ku njëherësh edhe do të dal për të votuar për zgjedhjet komunale./zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here