Edhe një tjetër kosovare do të jetë konkurrente në “Dancing with the stars”, e kjo është Agnesa Vuthaj.

Agnesa në një prononcim për Telegrafi.com ka treguar se është shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur që është pjesë e këtij spektakli pasi ajo gjithmonë e ka dashur vallëzimin.

“’Dancing with the stars’ është një sfidë e re për mua, që mezi po pres të filloj. Unë gjithmonë e kam dashur vallëzimin dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e një show të tillë televiziv”, ka pohuar Agnesa për Telegrafi.

Këtë herë do të paraqitem para publikut në një fushë që nuk më kanë parë më herët dhe shpresoj të pëlqehem edhe kur vallëzoj”, ka përfunduar Vuthaj e cila tashmë ndodhet në Tiranë.

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here