Agnesa Vuthaj planifikon të adoptojë një fëmijë nga Haiti, i goditur nga tërmeti katastrofal. E tronditur nga katastrofa që ka goditur shtetin karibian, Vuthaj në një emision televiziv në Shqipëri ka treguar hapur vendimin e saj për të adoptuar një fëmijë në Haiti.

Ideja i ka ardhur pa u menduar fare. Ajo s’është më vetëm një femër e bukur, e sinqertë por dhe e guximshme.

Agnesa ka vendosur të provojë dhe ta zbërthejë vetveten duke marrë përmbi vete një përgjegjësi të cilën ajo beson se do t’ia dalë pasi e ka vendosur me shpirt dhe do të përkushtohet deri në maksimum.

Besojmë që fëmija do të jetë shumë fatlum, të jetë në duart e Agnesës, sepse gjithçka që bëhet me dashuri të ngjall dëshirën për të eksploruar ndjenjat nëpërmjet jetës me ato mundësi që ajo të ofron.

2 KOMENTET

  1. agnesa nese asht aq humaniste neta merr nji femij ne kosov qe jan duke vujtur per nji kafashat buke esht ma sevap seme shkue ne haiti sjam kundra as atyre se edhe ata jan njerz po ka te ne mjat nese don me ba sevap

  2. a mendon ajo se ai fmi do te jet i luumtur ne kosov duke i pas parasysh mentalitetin atje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here