Muaji prill do të mbledhë në një shtëpi të vetme disa nga fytyrat e njohura të artit kosovar.

Të izoluar për një muaj duke ndarë mes veti momentet e mira dhe të këqija, ata theksojnë se do të “luajnë” për një arsye të vetme, që përmblidhet me një fjalë-humanizëm.Paratë e grumbulluara nga ky shou do të shkojnë në një familje skamnore.

Është humanitare kjo iniciativë, e normal qe nuk refuzohet një gjë e tillë”, ka thënë për Infopress vokalisti i grupit “Fisnikët”, Agim Gërguri.

Ndërsa Gërguri ka thënë se arsyeja e dytë e pjesëmarrjes në këtë spektakël janë edhe njerëzit e zgjedhur që do të marrin pjesë në këtë lojë, e cila ne fund do të sjellë një ndihmë për një familje nevojtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here