Agim Sopi shpërblehet në Cannes Underground Film FestivalRegjisori Agim Sopi është shpërblyer për regjinë më të mirë për filma artistik në festivalin Cannes Underground Film Festival, ku garonte kundër mbi 3 mijë konkurrentë të tjerë.

Festivali që mbahet në Kanë të Francës kishte edicionin e parë sivjet. Ai organizohet nga instituti i filmit Clockwork, që funksionon si pesë e revistës kinematografike “Cahier du Cinema”.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për fituesit e ‘Cannes Underground Film Festival 2015’. Filmi juaj ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë të filmit artistik. Në garë kemi pranuar aplikime nga top filmbërësit nga të gjitha vendet e botës me mbi 3.600 filma. Kualiteti i punës që kemi shqyrtuar ka qenë tejet i lartë”, i kanë shkruar organizatorët Sopit, sipas Kohës Ditore.

Ky është njëherit çmimi i 36-të që merr filmi “Agnus Dei”. “Agnus Dei” është film i metrazhit të gjatë, që rrëfen historinë e Petrit, i cili jeton një jetë të dëshpëruar me nënën e tij, Marian, e cila jeton në Serbi dhe ishte dashuruar me një burrë shqiptar, me të cilin pati një djalë. Gjatë luftës në Kosovë, Petri bëhet pjesë e ushtrisë serbe dhe gjatë një aksioni, ai vret të atin e tij. Në film luajnë aktorët Astrit Alihajdaraj, Dafina Berisha, Zaklina Ostir, Enver Petrovci, Çun Lajçi, dhe Bajrush Mjaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here