Në fakt nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por ka krijuar vërtet ‘frikë’ tek fansat e tij.

Në profilin e tij në ‘Facebook’, Agim Poshka ka vendosur një foto, në të cilën shfaqet mes policisë dhe forcave të sigurisë që e shoqërojnë.

Kaq ka mjaftuar që të krijohet ideja sikur këngëtari i njohur po arrestohet nga uniformat blu dhe pamja duket vërtet origjinale.

Të gjithë pyesin çfarë ka ndodhur dhe si është puna, ndërsa këngëtari u ka qëndruar indiferent komenteve, derisa një vajzë, fanse e rregullt që e ndjek hap pas hapi aktivitetin e Poshkës, sqaron se bëhet fjalë për klipin e tij dhe se gjithçka është xhiruar e fotografuar gjatë skenave të xhirimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here