Karriera e gjate artistike, rolet e shumta dhe te spikatura jo vetëm ne ish-estradën por edhe ne kinematografi, iu shpërblyen aktorit Agim Bajko.

Duke marre urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Bajko, i cili prej 6 vitesh drejton ne “Vizion Plus”, emisionin satirik “By Pass Show”, është versuar kështu nga presidenti Bamir Topi. Vete aktori, i cili njihet për batutat e tij spontane dhe satirike, te cilat godasin përtej asaj çka dëgjohet, e ka pritur këtë vlerësim me te njëjtin humor.

Pas dekorimit Presidenti Topi, deklaroi se këto vlerësime janë mjaft te rëndësishme, sidomos për një brez te tere artistesh, te cilët sipas kreut te shtetit, duhet te ishin dekoruar me herët.

Agim Bajko nisi karrierën e tij qe ne vitin 1979. Vetëm disa vite pas nisjes se këtij profesioni, ne 1982 ai u vlerësua me çmimin e pare ne festivalin e teatrove për rolin e “Don Kishotit”, çka e beri ato protagonist te dhjetar roleve te suksesshme. Agim Bajko bashke me emra si Marjana Kondi, Vasillaq Vangjeli apo Kosta Kamberi u kthyen ne protagonistet kryesore te një epoke te re për humorin e komedinë shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here