Afroviti Goge është një modele e suksesshme e cila pretendon të përmbush ëndrrën e saj në fushën e menaxhimit.

Ndonëse profesionin e modelit po e braktisë gradualisht duke u marrë më shumë me fotoshoting-un, ngase mendon se talenti i saj më i madh është në këtë drejtim. Edhe pse nuk preferon të flasë shumë për jetën private, nëse do ti pëlqente një djalë nga Kosova nuk do ta refuzonte. Për punë dhe jetën e saj flet për “Zëri-n”.

Gradualisht po largoheni nga modelimi për tu marrë më shumë me fotoshoting, mendoni se kjo është më e përshtatshme për ju?

Me punën që e kam bërë dhe vazhdoj ta bëjë nuk kënaqem asnjëherë, gjithnjë kërkojë më shumë nga vetja. Sapo mbaroj një projekt me sukses filloj menjëherë të mendoj për projektin e ardhshëm pa e gëzuar suksesin e të parit. Fundja jeta është shumë e shkurtër andaj duhet të bëjmë maksimumin t’i vjelim sa më shumë për të realizuar ëndrrat tona.

Çfarë po bëni momentalisht?

Momentalisht po merrem me fotoshoting, por edhe me profesionin tim atë të menaxhimit në të cilin jam në përfundim të studimeve. Por sa i përket planeve dhe projekteve për të ardhmen mendoj se kam shumë për të bërë dhe natyrisht do të mundohem ti realizoj qoftë në fushën e artit dhe atë të menaxhimit. Kam punuar edhe si menaxhere marketingu, menaxhere përgjithshme, gazetare dhe në të ardhmen mendoj të punoj në këto drejtime.

Sa ju pëlqejnë modelet kosovare?

Unë e kam thënë edhe në intervista të mëparshme që Kosova ka plot vajza dhe djem të bukur e jo vetëm model por edhe në rrugët e qyteteve “të kënaqet syri” i themi ne këtu. Bashkëpunimi i vetëm ka qenë në faktin se kam rastisur në evente të ndryshme ( sfilata , shou ) që janë organizuar në Prishtinë ose Tiranë.

Nëse do të ju pëlqente një djalë nga Kosova, do të pranonit të bëheshit nuse e Kosovës?

Nuk mund të jap një përgjigje konkrete, po unë përgjithësisht nuk e bëj atë ndarjen djemtë apo vajzat nga Kosova apo Shqipëria. Ne jemi një dhe do preferoja më shumë t’i dalloja me qytete si psh : Djemtë e Tiranës , djemtë e Vlorës, djemtë e Prishtinës, djemtë e Pejës etj. Ndërsa sa i përket asaj se a do të bëhesha nuse e Kosovës apo jo, momentalisht nuk është fare pjesë e planeve të mia të bëhem nuse (qesh). Sidoqoftë kur ekziston dashuria mirëkuptimi e respekti nuk ka rëndësi vendi nga i cili vjen individi.

Personi më i dashur i jetës tënde?

Familja ime janë personat më të dashur të jetës sime dhe në qoftë se duhet të flas për familjen nuk do më dilnin rreshtat, ata janë forca ime, mbështetja dhe dashuria më e madhe që unë kam.

Mesazhi juaj për fund?

Është mirë që ta mbushni jetën sa më shumë me dashuri dhe me energji pozitive, lërini inatet e paragjykimet, luftoni për gjërat që doni e mos humbisni asnjëherë njerëzit që ju duan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here