Afrona Dika flet për TeutënIsh-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, ka qenë ndër femrat më të komentuara për skenat nudo në filmin e Gjergj Xhuvanit, “Engjëjt janë larg”.

Përveç karrierës si prezantuese dhe aktore, Teuta është komentuar dhe për martesën sekrete me instruktorin e palestrës, Adionis Morina. Nga ana e tij, Blero vazhdon të jetë i dashuruar me modelen e rritur në Zvicër, Afrona Dika.

Duket mes dy palëve ka nisur një garë, se kush e kush të jetë çifti më i lumtur. Po si ndihet Afrona, një vajzë e re dhe e bukur që synon famën e madhe, për suksesin e ish-gruas së të dashurit të saj, me të cilën ai ka dhe një fëmijë?

E pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo përgjigjet: “Jam në një lidhje me Bleron dhe jam shumë e lumtur”.

Se si e përjeton të shkuarën e tij dhe faktin që ish-gruaja e Bleros ka qenë një femër e pëlqyer në Kosovë si Teuta Krasniqi, ajo shprehet: “Asnjë ndjesi negative. Unë vlerësoj njeriun, jo të shkuarën e tij. Ka qenë i lidhur me dikë tjetër, dhe për këtë njerëzit nuk duhet të jenë të penalizuar. Jam person me mendje të hapur dhe e dashuruar me Bleron”.

Për sa u përket planeve si çift, ajo tregon: “Planet ecin mirë, dhe në të ardhmen tashmë kemi vendosur të bashkëjetojmë në Prishtinë, duke përjashtuar ndonjë plan të afërt për martesë. Mendoj dhe shpresoj që profesionalisht do të merrem më shumë në drejtimin e fashion-it”, përfundon ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here