Modeli i njohur shqiptar që jeton në Australi, Afrim Alia, para disa javësh ka realizuar një set me foto të reja, në të cilat shfaqet vetëm me të brendshme, kurse përkrah ka një modele seksi të veshur me bikini.

Për realizimin e këtij seti, ata kanë shfrytëzuar pishinën e një hoteli atje, duke u relaksuar së bashku gjatë filmimit. Kjo nuk është hera e parë që modeli paraqitet me këto lloj fotosh, pasi edhe në Shqipëri, ai realizoi foto të nxehta, teksa reklamonte xhinset e Joni Peçit së bashku me modelen Vita Goge.

Afrimi, i cili në Australi është i njohur dhe si dizajner dhe aktor, së shpejti pritet të shfaqet dhe në një film në Hollywood siç ka treguar ai vetë në një intervistë dhënë për “Panorama plus” më herët.

Ai gjithashtu, vitin e kaluar ishte pjesë e një sondazhi të realizuar nga një revistë në Australi në zgjedhjen e mashkullit më “hot” të vitit, ku arriti të futet në “Top 20″ më të dëshiruar. Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here