Bëhet fjalë për filmin “Runner, Runner”, i cili merret me temën e lojërave të fatit në Internet.

Regjinë e ‘Runner, Runner’ do ta bëjë Brad Furman, i cili vitin e kaluar ka nënshkruar të lavdëruarin “The Lincoln Lawyer”, dhe edhe pse detajet rreth punës ende janë të panjohura, “Empire” shkruan se tani për tani dihet se në të do të luajnë Ben Affleck e Justin Timberlake ndërsa filmi bën fjalë për lojërat e fatit në ueb-faqe, me fokus në poker, por edhe me mundësinë e vënies së basteve në kuajt (nëse gjykojmë sipas titullit).

Skenarin e kanë shkruar Brian Koppelman dhe David Levien, të cilët qëndrojnë prapa skenarit për trilerin e pokerit “Rounders”, të xhiruar në vitin 1998.

Affleck dhe Timberlake momentalisht janë të stërngarkuar me punë dhe kështu që ende nuk dihet se kur do të fillojë xhirimi i “Runner, Runner”. Ndërkohë, Affleck po përfundon filmin “Argo”, ndërsa Timberlake aktualisht është duke xhiruar “Trouble With The Curve” me Clint Eastwood.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here