Ben Affleck dëshiron të bëjë një film për problemet në veri të Republikës Demokratike të Kongos, mirëpo ai thotë se nuk ka mbështetje materiale nga Hollywoodi.

Dëshiroj ta bëj këtë film, por fatkeqësisht agjentët në Hollywood më kanë thënë se askush nuk dëshiron të shohë film që flet për Afrikën”, ka thënë Affleck, i cili një vit më parë është anëtarësuar në Iniciativën për Kongon Veriore.

“Unë mendoj se ky film duhet të bëhet dhe të tregohet për njerëzit dhe për problemet e Kongos”, ka thënë ai. Affleck, i cili kohëve të fundit është angazhuar në çështjen e konfliktit të veriut të Kongos, ka thënë se do të bëjë çmos që ky film të realizohet. “Një histori sikur kjo që unë e kam në mend ta bëj film duhet gjithsesi ta shohë dritën e vet. Prandaj unë do t’i gjej ato fonde. Konflikti dhe pasiguria që ata njerëz e ndiejnë do të bëhet film”, ka thënë Affleck, i cili në një prezantim humanitar ka paraqitur një video ku tregohen pamje nga kjo pjesë e Kongos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here