Shpat Kasapi këto ditë ka realizuar videoklipin e tij më të ri të titulluar “Shumë hot”, ku vjen me një këngë më ritmike, ndërsa për realizimin e videos ka zgjedhur “Max Production”.

Paralelisht me muzikën, ai po merr pjesë në “Dancing with the Stars”, ku veçanërisht dy javët e fundit është shfaqur në formë të shkëlqyer. Vlerësimet me pikë kanë qenë të larta edhe nga juria, veçanërisht nga balerini i mirënjohur Ilir Shaqiri, kryetari i jurisë.

Shpati është shprehur se nga java në javë po përmirëson teknikat në kërcim, duke “vjedhur” përherë e më shumë nga balerinët profesionistë. Por, ndërkohë që ai mundohet të kërcejë e kur ka kohë edhe të performojë në klubet e ndryshme të kryeqytetit, gojët e liga thonë se e fejuara e tij, “Miss Universe Kosova”, Afërdita Dreshaj, është bërë xheloze për partneren e tij në vallëzim, Isida Mollaymeri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here