aferditadreshajModelja e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshaj prej shumë vitesh aktivitetin e saj e zhvillon në Amerikë. Duke qenë se Zoti i ka dhuruar bukurinë ajo nuk heziton aspak ta prezantoj vetën në profilet e saj të ndryshme, në veçanti në Twitter.

Një gjë që të bie në sy, në rast se për një kohë përcjell faqen e saj, është fakti që Afërdita ka një regjim të caktuar për trupin dhe ushtron çdo ditë, por këtë gjë nuk e bën pothuajse asnjëherë pa u treguar atyre që e ‘ndjekin’ në Twitter.

“Po shkoj në gym”, “Do të djerësitem shumë”, “E kemi djegur sallën e gym-it”, etj, janë vetëm disa nga postimet që ajo ka bërë vetëm gjatë muajit dhjetor.

Ato në të shumtën e rasteve shoqërohen edhe me foto por zakonisht ato të aparateve të ndryshme ndoshta për faktin që Afërdita nuk është aq gati të na prezantohet pa grim siç duhet të jetë derisa ushtron.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here