Krahas sukseseve në modelim Afërdita Dreshaj arrin të ketë suksese edhe në fushën e këngës, mbase si duket ky profesion e josh më shumë.

Ajo tani në prag të festave të fundvitit ka lansuar projektin e saj më të ri këngën “Komplikimi” e shoqëruar bashkë me videoklip.

Ka disa ditë që klipi është lansuar në tregun muzikor dhe Afërdita është e kënaqur që publiku po mirëpret këtë projekt. “Sapo është lansuar ky projekt dhe kam vërejtur se publiku po e pëlqen këngën. Jam munduar të punoj mjaft shumë si në këngë ashtu edhe në videoklip. Një meritë të madhe e ka edhe produksioni ‘Max Produktion’ që ka realizuar një klip të mrekullueshëm”, ka thënë ajo për “Zërin”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here