Aferdita: “Kur zgjohem, pyes në krevatin e kujt jam?Modele, dhe së fund mi këngëtare, Afërdita Dreshaj rrëfen të gjitha detajet që fshihen në dhomën e gjumit, kur ndodhet në shtrat më të fejuarin e saj, Shpat Kasapi.

Shtrati për të nuk është vetëm një vend për t’u qetësuar, por edhe një vend ideal për biseda intime me të fejuarin e saj, ndërsa kur ndodhet vetëm në dhomë, preferon që të bëjë biseda telefonike, por asnjëherë me tematikë erotike.

Ajo përfshihet nga pasioni kur ndodhet në një shtrat me djaloshin nga Maqedonia dhe kur zgjohet shpesh i bën pyetjen vetes: “Në çfarë vendi mund të jem tani…”?
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Në krevat zakonisht vetëm kur bëj gjumë, patjetër 8 orë gjumë për mua është perfekt.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Vetëm 8 orë, në shtrat shkoj vetëm për të fjetur gjumë.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Me pizhama “Victoria’s Secret”…!
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Shoh televizor derisa më zë gjumi…!
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Shtrati për mua është një vend i pazëvendësueshëm për pushim.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Nuk e di, sepse nuk e shoh veten kur jam në gjumë (qesh).
Po kur je më të dashurin?
No comment…
Të qëllon kur je me dikë në shtrat të flasësh? Përse bisedon zakonisht?
Me Shpatin, zakonisht flasim për çdo gjë.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Shumë. Edhe në verë, edhe në dimër.
A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Jo, vetëm kur jam në Amerikë flas në telefon me Shpatin.
A të pëlqen të luash me jastëkë, çfarë lojërash bën zakonisht?
Jo, fare.
A të ndodh të
zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Nga momenti që më zë gjumi deri në mëngjes nuk zgjohem.
Çfarë urren më shumë në shtrat, kur je me dikë tjetër?
Shpati fle perfekt, ndërsa motra ime kur fle me mua e ka zakon që lëviz shumë në gjumë.
Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Jo.
Si do të ndiheshe nëse i dashuri yt kthen kurrizin?
E zgjoj nga gjumi dhe i them: “kthehu në anën time. (qesh)
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe të prek, si do të reagoje?
Ha, ha, ha, nuk e ndiej, sepse kam gjumë të rëndë.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Bëj një dush dhe lyhem me krem.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Shoh telefonin.
Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe fle në ndonjë hotel?
Nuk është komfort si krevati im, edhe nëse mund të jetë hotel me 5 yje.
Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: Ç’dreqin dua këtu?
Ndonjëherë kur jemi me Shpatin nëpër turne dhe zgjohemi, pyesim: “Në cilin shtet jemi tani”? (qesh)
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në divan. / Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here