Në fakt, ashtu siç e ka edhe titullin si më e bukura, ajo këtë herë sikur bindi edhe një herë se është vërtet e tillë dhe ka shije.

Po flasim për Afërdita Dreshajn, e cila në “Zhurma Show Awards 2011” ka shkëlqyer, por edhe i fejuari i saj, këngëtari Shpat Kasapi, është dukur bukur. Jo kot ata fituan në këtë spektakël edhe çmimin si çifti më i mirë.

Fustani që i rrinte bukur Afërditës ishte punuar nga stilistja e njohur dhe bashkëpunëtorja e saj e ngushtë, Vjollca Llapashtica, dhe për këtë ajo është dukur shumë “in”.

Ndërsa, ne e siguruam një foto, në të cilën ajo po bëhej gati para se të ecte në tepihun e kuq. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here