Afërdita Dreshajn ka mall për PrishtinënKëngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, gjithashtu nuk gjendet në trevat shqiptare, ngase jeton në SHBA me të fejuarin e saj.

Ndonëse jeton larg, ajo prapëseprapë ka treguar se e merr shumë malli për Kosovën, e në veçanti Prishtinën.

Dreshaj ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shfaq një makiato, të cilën e ka shijuar së fundmi në kryeqytetin kosovar.

Dihet tashmë që kafiteritë e Kosovës janë shumë të pëlqyera për shkak të makiatove, dhe kjo është një ndër arsyet që ndikon herë pas here që personat që jetojnë jashtë, të ndjejnë nostalgji për vendin.

Afërdita Dreshajn ka mall për Prishtinën

Kjo i ka ndodhur bukuroshes Dreshaj, e cila në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Kur të merr malli për Kosovën”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here