Afërdita Dreshaj shijon pushimet në Kuba Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka udhëtuar së fundmi bashkë me të dashurin e saj për në ishujt Turks dhe Caicos, të shtetit Kuba.

Ata janë duke shijuar së bashku disa ditë të mira pushimi, teksa nuk hezitojnë që shumicën e momenteve t’i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Afërdita ka publikuar në llogarinë personale në Intsagram disa fotografi ku shfaqet mjaft ekzotike nga ishujt “Turks”, teksa pozon pranë të dashurit të saj.

https://www.instagram.com/p/BQIvpI5hrO-/?taken-by=aferditadreshaj

“Krejt çfarë ju nevojitet, është dashura”, shkruan Dreshaj në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Ndërkohë kujtojmë që këngëtarja ka mbi dy vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here