Modelja Afërdita Dreshaj, e cila së fundi përfaqësoi Kosovën në “Miss Universe”, i është kthyer sërish muzikës.

Afërdita së fundi është duke përgatitur dy këngë të reja, të cilat do t’i shoqërojë edhe me videoklipe.

“Jam duke realizuar dy këngë të reja, të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Këto do t’i punoj me produksionin ‘Max Production’. Nuk dua të zbuloj më shumë se si do të jenë këngët dhe klipet për shkak se dëshiroj që çdo gjë të jetë surprizë për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për të përditshmen “Zëri”.

Afërdita gjatë këtyre muajve është e angazhuar edhe me përgatitje të programeve për Vitin e Ri, në të cilat mundohet të paraqitet sa më bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here