Ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Afërdita Dreshaj vendosi të urojë nënën e saj për 8 mars nëpërmjet një letre virtuale, pjesë e një projekti të website-it Revistawho.com.

Por krahas urimit dhe fjalëve të ëmbla për të ëmën, në dedikimin prekës Dreshaj rrëfeu edhe dramën e saj familjare.

“Mamushi im, nuk e di a do t’i gjej ndonjëherë fjalët e duhura për të të falenderuar për gjithçka ke bërë për mua, Honën dhe Arbërin.”- shkruan në fillim të letrës së saj shoëgirl-i shqiptar.16

“Unë kam qenë mjaftueshëm e rritur sa për të kuptuar çdo sakrificë tënden pasi humbëm babin. Të kam parë çdo ditë, teksa bëje dy, e ndonjëherë edhe tre punë që ne të mos na mungonte asgjë. U bëre nënë e baba për ne dhe kurrë nuk bërtite, kur nuk të dëgjova të thoje “u lodha”; nga ty morëm gjithmonë fjalën e mirë dhe prej teje mësuam se ç’do të thotë të duash, të bësh mirë. E di që nuk t’i them shpesh këto fjalë, që në të vërtet ti e meriton t’i dëgjosh çdo ditë, por dua ta dish sot dhe përgjithmonë që ti je idhulli im. Ti je nëna më e mirë në botë dhe për ty i falenderohem çdo darkë e çdo mëngjes Zotit. Të dua mami!”- shkruan Dreshaj në përfundim të letrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here