Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, kohën e fundit është shkëputur nga angazhimet e saj në muzikë, për t’iu përkushtuar modelizmit.

E fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi, që vitin e kaluar ka prezentuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”, i është rikthyer Amerikës, ku është angazhuar në disa projekte mode.

Ajo ka realizuar sesione fotografimi me fotografin e famshëm shqiptar, Fadil Berisha.
Nëpermjet rrjeteve sociale, Dreshaj ka bërë te ditur, se mes tjerash ka pozuar për shtëpinë e modës Tarik Ediz, në Parkun Qendror në Nju Jork.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here