Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj, e cila arriti të kualifikohej deri në pesëmbëdhjetëshen e vajzave më të bukura të globit, pavarësisht se ka vite që realizon shërbime të ndryshme fotografike, është e sigurt që nuk do ta kalojë masën…

Të paktën pyetjes se a do të guxonte të pozonte ndonjëherë nudo, sikurse bëjnë shumë modele, e fejuara e Shpat Kasapit i është përgjigjur në mënyrë kategorike “Jo”. Çudi që kjo deklaratë e “Mis Kosovës” nuk na ka spikatur më parë, pasi në intervista të ndryshme që jep gjatë gjithë kohës, Afërdita do të jetë pyetur në lidhje me një çështje të tillë.

Konkurrentja e “Miss Universe” që është shprehur pak ditë më parë se vajzat latine i konsideronte rivalet më të forta në këtë garë (pavarësisht se kurora e “Miss Universe” shkoi në Afrikë me Mis Angola-n), ka marrë pas këtij eventi me dhjetëra e dhjetëra oferta modelimi, pasi një femër si ajo vështirë të mos bjerë në sy…  Zakonisht modeleve u kërkohet gjatë shërbimeve të ndryshme fotografike që të pozojnë  “topless” apo nudo (artistike), ndaj nuk e dimë sesi mund ta zgjidhë Afërdita e bukur këtë “problem”.

Ne shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, në fakt prisnim shumë më tepër se kualifikimi në 15-she për Afërditën, e cila në sondazhe të ndryshme shpallej përherë në “Top 5”, megjithatë me shumë inteligjencë, Afërdita ka thënë se është e kënaqur me këtë rezultat.

Nuk është pak të jesh pjesë e 15 vajzave më të bukura të planetit”, – ka thënë Afërdita, e cila këto ditë ndodhet në Tiranë, pasi shumë shpejt do të publikojë një tjetër këngë me klip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here