Afërdita Dreshaj, i është rikthyer Amerikës, për të realizuar disa projekte që kanë të bëjnë me modelizëm, që është një nga pasionet e saj të mëdha.

Mes angazhimeve të saj në Nju Jork, është edhe sesioni i fotografimit me fotografin e famshëm shqiptar, Fadil Berisha.

Modelja dhe këngëtarja ka ndarë me fansat e saj disa fotografi nga prapaskena e këtij projekti, që duke pas parasysh se do të mbajë nënshkrimin e Berishës, pritet të jetë suksesi i rradhës për Dreshajn.

Përveç se në studio, Dreshaj dhe Berisha kanë zgjedhur edhe disa pjesë të Nju Jorkut për të bërë foto, mes tyre edhe Parkun Qendror, ku Afërdita shfaqet e buzëqeshur, e veshur me fustane elegante.

E fejuara e këngëtarit Shpat Kasapi, në vitin e kaluar ka prezentuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss Universe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here