Afërdita Dreshaj: Lutem për Parisin. Olti Curri: Po lutesh, apo po përshëndet me b… çunat e ISISFill pas sulmeve të përgjakshme terroriste të ndodhura të premten, 13 nëntor në Paris, ka nisur edhe solidariteti në rrjetet sociale edhe në radhën e personazheve të njohura shqiptare.

Mesazhi sensibilizues që ka bërë më shumë përshtypje në rrjetin social Instagram, ka qenë ai i modlees Afërdita Dreshaj, e cila ndryshe nga VIP-at e tjerë ka zgjedhur një foto të shkrepur në Paris përpara Kullës Eiffel, veshur me një fustan të kuq dhe që nxjerr në pah fundshpinën e saj.

Kjo pozë sensuale duket se nuk ka qenë një gjetje apo zgjedhje e duhur për modelen shqiptare e cila edhe në komentet nën foto është kritikuar për mënyrën se si ajo ka vendosur të postojë lutje për maskarën ku humbën jetën 158 persona. “Bravo Afërdita fiks foton e përshtatshme ke gjet edhe në të tilla rastë shqiptarët duan të tregojnë fundshpinë1!’, shkruan njëra prej ndjeksve të saj.

Madje edhe opinionisti dhe tekstshkruesi, Olti Curri në fan page-n e tij në ‘Facebook’ të shtunën në mëngjes e ka ripublikuar këtë foto të Afërditës dhe ka kritikuar pozën e zgjedhur prej saj duke ironizuar me fjalët: ‘Po kjo lutet për Parisin apo po përshëndet çunat e ISIS me: ‘Oooh sa kam b***n e mirë!!!’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here