Afërdita Dreshaj i jep fund lidhjes?Ndonëse mundohen me mjaft mjeshtëri për të fshehur lidhjet dhe ndarjet, shpesh yjet e show bizit shqiptar bien pre e rrjeteve sociale, të cilat i nxjerrin çdo sekret.

Lidhja e Afërdita Dreshaj me hokeistin ҫek ka vijuar për një kohë të gjatë të jetë prezente dhe e gjallë edhe në rrjetet sociale. Sipas mediave të Kosovës, edhe udhëtimet e fundit të modeles në Prishtinë, hedhin dyshime për marrëdhënien e saj me sportistin.

Para disa javësh, ajo erdhi dhe u kthye vetëm në Amerikë, pa asnjë shenjë nga i dashuri në udhëtimet e saj.

Pas korrikut, ku ҫifti kaluan disa ditë të nxehta në ishullin grek të Santorinit, në rrjetet sociale nuk janë postuar më foto nga të dy. As Kindl dhe as Afërdita nuk kanë komentuar, as pëlqyer fotot e njëri-tjetrit, por as bashkë nuk kanë postuar foto siҫ bënin zakonisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here