Afërdita Dreshajn, shqiptaren nga Mali i Zi, shumë nga lexuesit tanë të bluetooth, e njohin si fotomodele, këngetare, shoqëruesen e parë të Miss Shqipëria 2007 dhe mbi të gjitha, si të fejuarën e këngëtarit maqedonas Shpat Kasapi.
E njohin edhe si këngëtare, por vetëm me pak repertor në këtë zhanër.
Aktualisht, Afërdita 22 vjeçare qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po korr sukses të padiskutueshëm në fushën e modës.
Këtë gusht shqiptarja Afërdit, është zgjedhur në kopertinën e Styleline, revistën e modës që botohet në SHBA.
Në një set fotografish shumë të veçantë. Afërdita Dreshaj gjendet mbi kalë, dhe pozon me veshjet e reja për këtë rast. Ajo nuk i njeh ata. Nuk ka hipur ndonjëherë mbi kal përveç këtij seti fotosh dhe për më tepër, është tepër e frikësuar prej tyre.
I janë dashur shumë ditë punë Afërditës që të mësohet me kalin, aq më tepër, që do të ishte imazhi i revistës “Styleline” dhe patjetër duhet të mësonte kalërimin, të paktën për disa shkrepje fotosh. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here