Afërdita Dreshaj thotë se lidhja e saj me Shpat Kasapin është e mrekullueshme, por shton se ata ende nuk kanë vendosur kur do të zyrtarizojnë atë me martesë.

“Jemi të dashuruar, kemi marrëveshje perfekte. Për martesë akoma nuk kemi vendosur, kemi kohë”, ka pohuar bukuroshja.

Afërdita, e cila kohëve të fundit ka qëndruar shumë në Tiranë, ka thënë se do të dëshironte të jetojë atje.

“E dashuroj Tiranën. Dua të jetoj këtu. Këtë ja kam kërkuar Shpatit”,ka thënë ajo.

Këngëtarja dhe modelja shqiptare na Mali i Zi, është e zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here