Aferdita DreshajUdhëtimet e shpeshta drejt kryeqytetit shqiptar dhe lidhja e saj me kolegët e estradës, duket se e kanë bërë modelen e shndërruar në këngëtare Afërdita Dreshajn ta dojë shumë Tiranën.

Ajo përveç vizitave të shpeshta që po i bënë kryeqytetit shqiptar, kohës së fundit ka nis ta shfaq më të madhe dashurinë për të.

Këtë gjë e ka rrëfyer përmes rrjetit social ‘Twitter’, ndërsa që në momentin e parë të arritjes atje, këngëtarja ka fotografuar qytetin e saj të zemrës, foto këtë të cilën menjëherë e ka bërë publike në rrjetet sociale.

Dhe përbri fotos ajo ka shkruar ‘Ku ka si Tirona’ duke lënë të kuptohet se për të vërtet s’ka qytet më të bukur. Bukuroshja nuk ka bërë me dije arsyet e këtij udhëtimi, por besohet se ajo është duke punuar në një projekt të radhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here