Fytyra e saj është ndër më të bukurat e show bizi-t shqiptar, ndërsa ajo vetë rradhitet në personazhet më të dashur falë natyrës së çiltër.

Me një karrierë të lakmueshme si modele, vitet e fundit edhe si këngëtare, Afërdita Dreshaj është shndërruar në një personazh shumëdimensional për median shqiptare.

Po çfarë na rrëfen bukuroshja e skenës shqipe në intervistën e sotme? Nga këngët e reja tek dashuria me Shpatin, planet për të bashkëjetuar në Tiranë, dasma dhe shumë detaje të tjera…
Afërdita si po kalon këto kohë? Me çfarë po merresh?
Për momentin siç e sheh jam në Tiranë, e angazhuar me punë. Duke punuar në dy këngë të reja, njërën sapo e kam përfunduar.
Këngë të reja? Me kë ke bashkëpunuar dhe çfarë do të trajtojnë si fabulë këto këngë?
Njëra këngë sapo ka përfunduar. Për vijën melodike, kompozimin, është kujdesur Elgit Doda, ndërsa tekstin e ka shkruar Big Basta. Është një këngë ritmike dhe plot energji.
Po videoklip do të realizosh?
Patjetër, shumë shpejt dhe si zakonisht me Max Production.
Këto kohë je duke e bërë gjithmonë e më shpesh rrugën Tiranë-Prishtinë, ç’ndjesi të jep ky fakt?
E dashuroj Tiranën, por dhe Prishtinën dhe nuk lodhem fare duke udhëtuar. (Buzëqesh)
A lodhesh duke e ndjekur Shpatin ngado që shkon?
Jo, sepse as ai nuk lodhet duke më ndjekur mua.
E keni menduar ndonjë herë seriozisht zhvendosjen në Tiranë për një kohë të gjatë?
Po, kemi menduar të marrim një banesë sepse e thashë që e dashuroj Tiranën.
Na trego pak më shumë për lidhjen tuaj, në ç’fazë jeni tani?
Në fazën perfekte.
Martesën keni thënë shpesh se e shihni të largët, pse kështu, nuk jeni ende të sigurtë për këtë vendim?
Po ja, s’po na lënë punët e shumta, por është në planet tona sigurisht.
Si e imagjinon dasmën tënde?
Moderne, por edhe tradicionale, me shoqërinë tonë të ngushtë dhe me familjet tona.
Krijimin e familjes e mendon? Sa fëmijë ëndërron të kesh?
Patjetër që po, numri nuk ka shumë rëndësi.
A je ti një shtëpiake e mirë? Gatuan? Po me punë shtëpie merresh?
Akoma s’jam martuar për të qenë tamam e mirë.
Shpati ka thënë shpesh në intervista se nuk do donte një duet me ty, ti e dëshiron një bashkëpunim?
(Qesh) Në cilën intervistë e paska thënë Shpati një gjë të tillë. Ne jemi në punim të një dueti sa për informacion.
Ndihesh ndonjë herë xheloze për suksesin e Shpatit në muzikë?
Tek unë fjala xhelozi nuk ekziston.
Afërdita do të flasim pak edhe për rrugëtimin tuaj në botën e modelingut. Jeni modele shumë e njohur, ishit përfaqësuese e Kosovës në ‘Miss Universe’, sa e vështirë është të bësh modelen?
Për mua nuk ka qenë e vështirë të jem modele, sepse i kam pasur përmasat e duhura, personalitetin dhe dashurinë për modelingun, prandaj dhe më ka shkuar mirë.
Cilat janë sakrificat, ose gjërat që ti ia mohon vetes për shkak të modelimit?
Ndoshta mungesa në familje nga udhëtimet e shumta dhe normal lodhja.
Cilat janë ambiciet e tua për të ardhmen si në këngë ashtu edhe në modelim?
Shumë punë këtë vit dhe plot surpriza!

/Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here