Këngëtarja dhe modelja, Afërdita Dreshaj, ka mohuar shkrimet në rrjetet sociale dhe në faqet e thashethemeve se ka përfunduar miqësia e saj me këngëtaren nga Maqedonia, Adelina Tahiri.

“Kush i nxjerr këto lajme koti?! Adelinën e kam si motër”, ka theksuar Afërdita në një intervistë për shtojcën Bluetooth.

Ndryshe, ajo ka bërë të ditur se në këtë periudhë po merret me modelim dhe po realizon sesione fotografike për firma të ndryshme në SHBA.

E pyetur se cili pasion i saji është primar, muzika apo modelimi, Afërdita është përgjigjur: “Modelingu është jeta ime. Kam vite që investoj në të, ndërsa muzika është një dashuri e re, e kultivuar së fundmi. Si pasojë, e vjetra peshon më shumë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here