Adrola Dushi ja nis një jetë të re në SHBAModelja simpatike, Adrola Dushi, e cila u bë nënë që në moshën 20 vjeçare, ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse deri tani ajo është shprehur se do të qëndrojë përkohësisht atje, miq të afërt janë shprehur se ka shumë mundësi që të vendoset në SHBA për të jetuar.

Shkas është bërë një ofertë që ka marrë nga një agjenci mode, që e ka tunduar “Miss Universe 2012” për ta parë mundësinëe së ardhmes atje. Por natyrisht që mbetet për t’u pohuar nga vetë ajo,pasi ajo ka pak kohë që ka lidhur kontratë me një kompani në Tiranë si imazh, duke zëvendësuar Valbona Selimllarin.

Adrola poston herë pas here foto me djalin e saj Troy, të cilin e ka marrë me vete në Amerikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here