Këngëtari i njohur, Adrijan Gaxha, është mbyllur në studion e tij dhe po finalizon projektet e reja të cilat do të dalin në dritë nga shtatori, me të cilat Adriani do të kthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Ai madje nuk ka pasur kohë as të bëjë një ditë pushim, ndërsa vapën e kësaj vere ai është munduar ta shuajë më shumë nëpër pishina.

Gaxha ka hedhur në facebook edhe një foto me të cilën tregon se është shumë në formë, edhe pse ai asnjëherë nuk ka pasur problem me fizikun e tij të cilin e ka treguar edhe nëpër videoklipe. Njihet tashmë si një nga meshkujt më seksi të skenës shqiptare që, përveç vokalit dhe këngëve, josh edhe me trupin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here