Adrien Brody nuk lejon që mosha ta nëpërkëmbë! Aktori 37-vjeçar thotë se ai nuk shqetësohet që plaket pasi ndjehet më i humbur dhe më rinor tash se sa kur ka qenë në vitet e 20-ta.

“Kaloni nëpër faza të ndryshme dhe momente në jetë dhe kjo është interesante. Dikush mund t´i mbushë 40 vjet dhe të jetë i ngazëllyer që ik nga të 30-tat, e dini, por unë nuk mendoj për këtë shumë.

Ndjehem më i ri se sa jam ndjerë vite më parë. Kam shije më të mirë për veten dhe jam në gjendje të pranoj lidhjet e mia personale dhe biznesore. Kjo vjen vetëm me moshën”, ka thënë Brody.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here