Adriano Celentano magjepsi edhe të martën mbrëma spektatorët në Arenën e Veronës dhe telespektatorët që e ndiqnin përmes televizionit italian Canale5.

Ashtu sikurse edhe të hënën, Adriano foli pak dhe këndoi shumë. Bëri muzikë për një orë dhe më pas për 10 minuta foli si ambientalist, për mbrojtjen e natyrës dhe vlerave të saj.

Celentano nisi me këngë të suksesshme si “Storia d’Amore” e “il Mondo in Mi7. Ndërsa “Il Ragazzo della Via Gluck” u shoqërua në unison nga publiku i pranishëm në Arenë.

Koncerti shkoi mirë, me përjashtim të ndonjë stonature, apo harrim teksti, si p.sh me pjesën “Soli”, këngë të cilës i harroi një pjesë të mirë të fjalëve, duke u justifikuar me pas me fjalët: “Eshtë e vështirë të mbash mend të gjithë tekstet e këngëve pas 18 vjetësh”.

Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte edhe kujtimi që bashkë me Gianni Morandi-n i bënë Lucio Dalla-s. Morandi solli perfekt për publikun “Caruso-n”, ndërsa të dy bashkë i dedikuan një këngë mikut të tyre të ndjerë, “Ti Penso e Cambia il Mondo”. Më pas Celentano këndoi fuqishëm “Azzurro”, duke gëzuar nostalgjikët e pranishëm në Verona.

Nuk dihet se kur Adriano do të rikthehet sërish, por megjithatë në moshën 74-vjecare ai gëzoi pa masë publikun që e do jo vetëm brenda kufijve të Italisë, por edhe jashtë tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here