Adriana Lima në listën e saj të angazhimeve do të rendisë edhe një tjetër shfaqje, shumë të popullarizuarin Super Bowl. Modelja e bukur do të reklamojnë markën e njohur të makinave, pas përfundimit të pjesës së parë  të një prej transmetimeve televizive më të shikuara në botë.

Finalja e NFL e futbollit amerikan njihet si Super Bowl, një ngjarje që e ndjek pothuajse e gjithë bota, dhe disa agjenci të reklamave një vit më parë mendojnë për fushatën adekuate që do të reklamohet gjatë pushimit të transmetimit.

Kështu që prodhuesi i automobilave”Kia” në reklamën e vet 60 sekondash ka vendosur të angazhojë brazilianen e bukur, Adriana Lima, rock bendin “Motley Crue” dhe mjeshtrin e arteve marciale, Chuck Lide, të cilët do të shfaqen në video, së bashku me Limën.

Edhe pse reklama do të fillojë që të shfaqet në të gjitha kinematë e Amerikës më 3 shkurt, drejtuesit e kompanisë kanë paraqitur një foto të modelistes tërheqëse në plan të parë, e veshur “hollë” vetëm me një flamur në dorë, e cila me sa duket do të jetë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e tifozëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here