Bukuroshja braziliane, Adriana Lima, së fundmi ka marrë pjesë në versionin turk të shout “Dancing with the Stars”, me ç’rast ka përfituar 100.000 euro.

Manekinia e njohur në këtë spektakël ka qenë pjesë e jurisë, por ka vallëzuar dy pika me personalitetin e njohur televiziv, Acun Ilicali.

Vetëm për këtë pjesëmarrje ajo ka marrë honorar prej 100.000 eurosh, aq sa është shpërblimi për fituesin e shout.

Njoftohet se bukuroshja është ftuar në Turqi pikërisht nga Ilicali, i cili është producent i spektaklit. Ndërsa publiku është mahnitur me aftësitë e saja në vallëzim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here