Modelja braziliane Adriana Lima dhe ish-ylli i NBA, Marko Jaric, janë në pritje të fëmijës së dytë – raporton revista People.

Çifti tashmë ka një vajzë dyvjeçare, ndërsa zëdhënësi i tyre ka thënë se ata janë shumë të entuziazmuar që do të bëhen sërish prindër.

Lima dhe Jaric janë njohur në Los Angeles në vitin 2006, ndërsa janë martuar në vitin 2009 dhe menjëherë pas muajit të mjaltit njoftuan se pritnin fëmijën e parë, ndërsa tani ata do të bëhen edhe me fëmijën e dytë.

“Puna më e mirë në botë është të jesh nënë. Nuk kam menduar asnjëherë se mund të dua kaq shumë. Gjithmonë jam pyetur nëse dashuria e pakushtëzuar ekziston. Tash këtë e di dhe e ndjej”, ka deklaruar Lima.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here