Adrian Gaxha si duket më shumë preferon maqedonaset se sa vajzat shqiptare. Ai nuk u largua për asnjë moment nga këngëtarja Simona Poposka nga Ohri në promovimin e këngëtarit Robert Bilbilov në Shkup.

Adrian Gaxha i cili tashmë një kohë të gjatë nuk është shfaqur në publik, u përshëndet me shumë miq të tij, por përsëri ktheheshte në përqafimin e bjondes atraktive, transmeton portali Shqipmedia.

“Ajo është një nga këngëtaret më të mira. Vetëm në qoftë se do të isha i çmendur nuk do të doja të isha me Simonën. Shiheni se çfarë çifti jemi. Jemi të krijuar për njëri tjetrin”, është shprehur Adrian Gaxha.

Gaxha para dy muajve i dha fund lidhjes dy vjeçare me modelen dhe prezantuesen Luana Vjollca e cila jeton në Tiranë. Arsyeja për ndarjen siç tha ai është “Larg syve, larg zemrës”, por edhe nga xhelozia e Luanës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here